Flash News

POLITIKOFF

Një shef i keq e dëmton shëndetin njësoj si duhani

Një shef i keq e dëmton shëndetin njësoj si duhani

“Një shef i keq është po aq i dëmshëm për shëndetin sa është edhe duhanpirja”, shprehen shkencëtarët e Shkollës së Biznesit të Harvardit në Universitetin e Stenfordit.

Sipas tyre, në Shtetet e Bashkuara janë kryer mbi 200 studime ‘shefi’ dhe analizimi i tyre ka treguar se stresi në punë mund të ketë për shëndetin të njëjtin efekt negativ si duhanpirja.

Rezultatet e studimit u mblodhën dhe u publikuan fillimisht në LinkedIn dhe më pas në revistën “Quartz” dhe nga “BBC”.

Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, 75% e punonjësve amerikanë citojnë shefin e tyre si shkakun më të madh të stresit në punë.

Për këtë arsye 27% e tyre e lë punën për një vend tjetër pune, ndërsa 11% e lënë punën edhe pa gjetur një alternativë tjetër. Ndërkohë 59% e punonjësve vazhdojnë të punojnë në të njëjtin vend.

Pas shefit në listën e stresit vendin e zë humbja e punës (50%), ndërkohë që për 35% mendojnë se stresin ua shkakton fakti që nuk janë në pozicionin e duhur të punës.

Të fundit