Flash News

POLITIKOFF

Olta Gixhari flet pas daljes nga shtëpia dhe ka një premtim

Olta Gixhari flet pas daljes nga shtëpia dhe ka një premtim

Edhe pse ishte një largim i papritur për publikun por edhe për banorët e tjerë, ky ishte një vendim i marrë vetë nga Olta, e cila nuk mund ta duronte dot më distancën me djalin e saj, Amarin. Pas largimit të saj Olta është intervistuar për "Fan Club BBV2" dhe është shprehur se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:

"Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…"

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Olta u shpreh se do ta ribënte sërish ama premtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj. Mes shumë të tjerave është pyetur nëse do t’i kalojnë pushimet me Luizin dhe Kiarën dhe Olta është përgjigjur:

“Pse jo mos t’i kaloja pushimet me to, por duhet të pyes dhe bashkëshortin.”

Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.

Bashkëshorti i Oltës është përgjigjur me shaka: “Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë.”

Olta : “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori?”

Të fundit