Flash News

POLITIKOFF

Owen Wilson nuk e ka takuar kurrë të bijën, sepse nuk donte ai vetë

Owen Wilson nuk e ka takuar kurrë të bijën, sepse nuk donte ai

Aktori i njohur Owen Wilson ende nuk ka pasur asnjë kontakt me vajzën e tij të vetme Lyla, pavarësisht se ajo tani është tre vjeç, sipas ish-të dashurës së tij Varunie Vongsvirates.

Duke folur për 'Daily Mail', Wongsvirates tha se ylli i 'Wedding Crashers' ka pasur kontakte zero me vajzën e tij të vogël, por vazhdon të kalojë kohë me djemtë e tij Robert dhe Finn, të cilët kanë nëna të ndryshme.

"Ai kurrë nuk e ka takuar atë për fat të keq," - tha Wongsvirates menjëherë pas ditëlindjes së tretë të vajzës së saj, të cilën ajo e festoi në mediat sociale.

Owen Wilson nuk e ka takuar kurrë të bijën, sepse nuk donte ai

"Gëzuar 3 vjetorin fëmijës tim të egër! Të dua shumë!" Vongsvirates mbishkroi një fotografi të vajzës së saj, të cilën shumë e kanë vërejtur se duket "ashtu si" babai i saj.

Në vitin 2019, mamaja e Lyla i tha 'Daily Mail' se ajo e kishte lutur Wilson të ishte pjesë e jetës së vajzës së tij, por ai kishte refuzuar dhe "nuk ishte përfshirë fare".

"Ai ndihmon financiarisht, por nuk ka qenë kurrë aty për të," tha ajo në atë kohë.

Të fundit