Flash News

POLITIKOFF

Plas sherri mes Shqipes dhe Erjolës, ngrenë tonet në studio

Plas sherri mes Shqipes dhe Erjolës, ngrenë tonet në studio

Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit në E Diell.

Shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.

Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtor duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.

Pjesë nga debati në studio:

I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.

Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.

Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe.  Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.

Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutëm! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

 

Të fundit