Flash News

POLITIKOFF

Reperi i njohur italian kryen ndërhyrjen, zbulon se është prekur nga kanceri i pankreasit

Reperi i njohur italian kryen ndërhyrjen, zbulon se është prekur

Pak ditë më parë, Fedez - reperi i njohur italian - tregoi i përlotur për fansat se vuante nga një sëmundje, të cilën e kishte kapur në fazat e hershme.

Edhe pse nuk e tregoi me detaje për sëmundjen që ka, Fedez shpresoi se me videon që postoi, do të çlironte veten.  Sot ai ka treguar për fansat se cila është sëmundja nga e cila është prekur. Bëhet fjalë për kancerin e pankreasit.

Reperi i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur 6 orë dhe gjendjen tani e ka të qëndrueshme.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Një nga ata që nëse nuk i kap në kohë, nuk është diçka e këndshme për ta pasur brenda trupit. Kjo ishte arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin). Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë,” – shkruan bashkëshorti i Chiara Ferragnit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Të fundit