Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Rita Ora bën deklaratën e veçantë: Krenare për të gjithë yjet që kanë dalë nga Kosova
Rita Ora, në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer detaje rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen, Kosovën.
Ajo u shpreh se prindërit e saj kanë sakrifikuar shumë për të rritur fëmijët e tyre. Artistja ka treguar se nëna e saj është psikiatre ndërsa babai sipërmarrës në fushën e gastronomisë.
“Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikiatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”- tha Rita.
Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Rita nuk e ka harruar kurrë prejardhjen e saj, madje e ka përmendur shumë herë me krenari të madhe Kosovën.
“Unë nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, tha ajo për ‘Time Out London’.