Flash News

POLITIKOFF

Robert Berisha bën një tjetër deklaratë konfuze për Norën: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë

 Robert Berisha bën një tjetër deklaratë konfuze për

Robert Berisha ka dhënë një deklaratë  "të çuditshme" teksa ka thënë që ai dhe Nora nuk janë ndarë asnjëherë, edhe pse 3 vite më parë me një status në rrjetet sociale dha lajmin e ndarjes së tyre. Në një intervistë për ATV, këngëtari u pyet nëse janë të vërteta lajmet se ai dhe Nora mund të jenë bashkuar dhe Roberti menjëherë u përgjigj se ata nuk janë ndarë asnjëherë.

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”-tha Roberti.

Kjo ka bërë pak lëmsh fansat që nuk janë shumë të qartë, nëse janë ndarë ndonjëherë apo ka shanse për t`u ribashkuar apo e gjitha ka qenë për famë?

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.

Të fundit