All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Shpat Kasapi tregon pse refuzoi ftesën për të qenë pjesë e Big Brother Vip

All - Paragraf - 1

Shpat Kasapi tregon pse refuzoi ftesën për të qenë

Ndër shumë VIP-a të cilët janë ftuar për të qenë pjesë e Big Brother Vip, ka qenë dhe këngëtari Shpat Kasapi.

All - Paragraf - 3

I ftuar sot në "E diell", Shpati ka treguar për arsyen që e ka penguar të jetë pjesë e këtij reality-show.

Teksa Ervin Kurti e pyeste pse ai ishte i bindur që partnerja e tij Selvija nuk do të futej në “Big Brother Vip”, Shpati pohoi se e njihte mirë atë, dhe tha se edhe nëse ajo do të pranonte, këngëtari do të ishte dakord dhe nuk do ta pengonte.

Pasi stafi i zbuloi se ishte thjesht një lojë, Shpati zbuloi se edhe ai kishte marrë ftesë, ndonëse e kishte refuzuar. I zënë disi ngushtë, në batutë e sipër tha: 

Edhe mua më kanë ftuar në ‘Big Brother Vip’, por e refuzova se nuk më la Selvija. Kështu që, kur ajo s’më la mua, si do futej vetë?”.

Të fundit