Flash News

POLITIKOFF

Shqiptari Gjon's Tears merr votat e jurisë por Italia me Måneskin shpallet fituese e“Eurovision 2021”

Shqiptari Gjon's Tears merr votat e jurisë por Italia me

Grupi Måneskin është fituese e “Eurovision 2021” të cilët arritën të marrin trofeun me këngën “Zitti E Buoni”.

Italia ia ka dalë të marrë çmimin e madh falë votave të publikut teksa me votat e jurisë fitues është shqiptari Gjon 's Tears i cili përfaqësoi Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës dhe ka marrë votat maksimale të jurisë së shteteve.

Në fjalimin e fitores, lideri i grupit Måneskin tha:

“Duam t’i themi gjithë Europës, gjkithë botës “Rock & Roll” nuk vdes kurrë”.

Shqiptari Gjon's Tears merr votat e jurisë por Italia me

Pavarësisht paraqitjes dinjitoze dhe “basteve” online që ishin venë për Anxhela Peristerin, këngëtarja shqiptare ka marrë vetëm 12 pikë nga Malta dhe shumë pak pikë nga vendet e tjera ku dhe vendet fqinjë e votuan Shqipërinë me 0 pikë. Ndërsa nga nga publiku Shqipëria mori vetëm 35 pikë, në total me votat e jurisë së vendeve 57 pikë.

Të fundit