Flash News

POLITIKOFF

U aludua se kanë prishur raportet pasi mungoi në dasmën e saj, reagon për herë të parë vëllai i Sofia Richie

U aludua se kanë prishur raportet pasi mungoi në dasmën e saj,

Nuk ka drama mes Sofia Richie dhe vëllait të saj Miles Richie – pavarësisht se ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën luksoze të motrës së tij. Miles, 28 vjeç – i cili mori vëmendjen e rrjetit sepse nuk u shfaq te asnjë nga fotot e dasmës – hodhi poshtë thashethemet për prishje raportesh mes tyre duke postuar një foto të Sofias dhe burrit të saj, Elliot Grainge, në Story-n e tij në Instagram. “Absolutisht i fiksuar pas jush,” shkroi ai. "Ju dua."

Sofia e ripostoi foton në llogarinë e saj, duke shtuar: "Të dua më së shumti". Edhe pse Miles nuk ishte i pranishëm në ditën e madhe të motrës së tij, duket se ai kishte një arsye të fortë. Sipas TMZ, pak ditë para ceremonisë muzikanti filloi të ndihej jo mirë. Ai më pas bëri një test për COVID-19, i cili doli pozitiv.

Nusja thuhet se e kuptoi pse vëllai i saj duhej të qëndronte në shtëpi, pavarësisht se dyshja janë jashtëzakonisht të afërt dhe do donte ta kishte pranë në ditën e saj të veçantë. Sofia dhe producenti i thane ‘Po’ njëri-tjetrit në një dasmë të mbushur me yje në Antibes, Francë gjatë fundjavës. Sofia dhe Grainge zyrtarizuan romancën e tyre në prill 2021 dhe shpallën fejesën e tyre vetëm një vit më vonë.

Të fundit