Flash News

POLITIKOFF

U gëzua kur Heard përmendi Kate Moss, avokati i Depp sqaron pse reagoi ashtu

U gëzua kur Heard përmendi Kate Moss, avokati i Depp sqaron pse reagoi

Gjyqi Depp-Heard ka mbaruar dhe me vendim të jurisë, fitues është aktori Johnny Depp. Por pavarësisht se gjyqi ka përfunduar, vijon që kjo çështje të marrë vëmendje.

Këtë radhë, ka qenë avokati i Depp, Ben Chew, i cili ka sqaruar njëherë e mirë reagimin e tij që u bë dhe viral në rrjetet sociale, kur Amber Heard përmendi në një prej seancave gjyqësore supermodelen ikonike, Kate Moss.

Ben pati një reagim të shpejtë dhe të paparashikuar pasi sipas tij, e dinte se Amber Heard po mashtronte. “E dija që nuk ishte e vërtetë” tha Ben.

Heard tha se Johnny Depp kishte hedhur nga shkallët Moss, pas një zënke.

Më vonë, Kate Moss, dëshmoi virtualisht në gjyq dhe tha se Johnny jo vetëm që nuk e kishte shtyrë nga shkallët, por ishte ai që i dha ndihmën e parë. “Po dilnim nga dhoma e hotelit dhe Johnny doli para meje. Jashtë ishte një stuhi shiu dhe unë, ndërkohë që po dilja, rrëshqita nga shkallët dhe vrava shpinën. Bërtita sepse nuk e dija ç’po ndodhte dhe po ndieja dhimbje. Johnny erdhi me vrap, më mori në krahë, më dërgoi në dhomë dhe kërkoi ndihmë”, tregoi Moss, duke përgënjeshtruar Heard.

 

Të fundit