Flash News

POLITIKOFF

Yjet e Hollywood, Sean Penn dhe Ben Stiller hyjnë në

Yjet e Hollywood, Sean Penn dhe Ben Stiller hyjnë në

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën sanksione kundër 25 amerikanëve të tjerë – duke filluar nga anëtarët e Kongresit deri te figura të biznesit dhe artit, duke i ndaluar të hyjnë në Rusi .

Aktorët e njohur amerikanë Sean Penn dhe Ben Stiller janë ndër emrat që hyjnë së fundmi në ‘listën e zezë’ të Rusisë për shkak të besnikërisë së tyre politike ndaj Ukrainës në përgjigje të pushtimit rus.

Penn dhe Stiller kanë përkrahur vazhdimisht Ukrainën dhe janë pritur mirë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ministria e Jashtme ruse i njoftoi këto sanksione në përgjigje të “sanksioneve personale gjithnjë në zgjerim” nga administrata Biden kundër qytetarëve rusë, tha ajo në faqen e saj të internetit, duke shtuar se ajo po vepronte në parimin e reciprocitetit.

Amerikanët e sanksionuar përfshijnë senatorët demokratë amerikanë Mark Kelley dhe Kristen Sinema, senatorët republikanë Kevin Kramer, Michael Rounds, Richard Scott dhe Patrick Toomey etj. 

Të fundit