Flash News

KRYESORE

Prej kohësh përflitet se janë në një lidhje, Eminem i propozon në mës të turmës Nicki Minaj

Prej kohësh përflitet se janë në një lidhje, Eminem i

Dy reperët Eminem dhe Nicki Minaj mund të jenë në një lidhje por mesa duket për një kohë aata të dy nuk do e pranojnë, por po ‘luajnë’ shumë me mediat dhe fansat.

E gjitha kjo filloi kur Nicki u përgjigj me po pyetjes së ndjekësit nëse po dilte me “Mbretin e Rap-it”.

Dhe akoma më shumë këto thashetheme u përforcuan kur ajo publikoi “Barbie Tingz” në prill, ku këngëtarja repon: “Po fluturoj, po dal me një djalë të bardhë.”

Për herë të parë, ka reaguar dhe Eminim,mbrëmë ndërsa performonte në Boston Calling dhe  në kuadër të gjithë këtyre spekulimeve, ai i’u drejtua Nicki-t nga skena: “Zemër do të jem në shtëpi sonte”.

Fansat u entuziazmuan dhe reperi vazhdoi: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicki Minaj?”

Fansat brohoritën akoma më shumë dhe pas kësaj,  Eminem tha :”Epo, edhe unë. Nicki, në qoftë se e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë, ne duhet të  flasim për këtë”.

Të fundit