Flash News

KRYESORE

Presidenca vë në dyshim reportin e Venecias: Mund të jetë ngatërresë nga nxitimi

Vjen reagimi i dytë nga Presidenca për raportin e Komisionit të Venecias.

Zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi, duke ju referuar datës që mban raporti, pra 29 shtator thotë se ka paqartësi nëse ngatërresa është nga nxitimi apo do të vijë në dokument i dytë.

Po ashtu Blushi thotë se Presidenca nuk komenton asnjë dokument të klasifikuar që vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias.

Reagimi

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se:Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?

 

Të fundit