Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta nis vizitën në shtetin fqinj, pritet me flamuj kuq e zi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Meta do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.

Presidenti Meta do të takohet edhe me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë Tuzin, Tivarin dhe Ulqinin.

Për pritjen e Metës, rrugët e Podgoricës janë dekoruar me flamujt kuqezi, në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Të fundit