Flash News

KRYESORE

Princi George nuk është i vetmi ‘mbretëror’ në klasën e tij, paguan 17 mijë paund në vit

Princi George së shpejti do të bëhet me një vëlla ose motër dhe sa duket këtë po e pret me shumë entuziasëm, por ndërkohë që pret, ai gjithashtu po mundohet shumë në shkollë.

I vogli i familjes mbretërore mëson në shkollën “Thomas's in Battersea” në Londër, ku tarifa është 17,600 paund në vit. Shkolla ka klasa të vogla me nga 20 nxënës në secilen klasë. Por në këtë shkollë nuk është vetëm Princi George i vetmi mbretëror.

Një nga shoqet e tij të klasës është dhe e vogla Maud Windsor. Ajo është vajza e madhe e Lordit Frederick Windsor, i cili njihet si Lordi Freddie.

Babai i Lordit Freddie është Princi Michael i Kentit, kushëriri i mbretëreshës.

Vogëlushja Maud ka lindur një muaj pas princit George, në gusht të 2013-ës dhe të dy fëmijët kanë nisur shkollën në të njejtën ditë, vitin e shkuar në shtator.

Burimi: Mirror

Të fundit