Flash News

KRYESORE

Pritja në Presidencë pa praninë e Borchardt, zbardhet takimi i Metës me delegacionin e OSBE

Pritja në Presidencë pa praninë e Borchardt, zbardhet takimi i

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Takimi u zhvillua vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta shpalli 'non grata' ambasadorin Borchardt.

Shqiptarja.com mëson se ky takim ka qenë i programuar në axhendë prej dy ditësh dhe kjo ka qenë arsyeja që kreu i shtetit ka dërguar shkresën pikërisht ditën e sotme për t'i ndaluar Borchardt vizitën zyrtares në institucionin e presidentit.

Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe kërkoi që i njëjti angazhim të jetë edhe në të ardhmen.

Lidhur me situatën politike në vend, Meta i tha delegacionit të huaj se zbatimi i reformës në drejtësi është çelësi për të zgjidhjen e krizës.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë

Të fundit