Flash News

KRYESORE

“Pro listave të hapura”, Basha: Lojë e pistë e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimi i në menaxhimin e pandemisë

“Pro listave të hapura”, Basha: Lojë e pistë e

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar lojë të pistë nga ana e kryeministrit Edi Rama debatin e fundit mbi hapjen e listave dhe për rrjedhojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Në një status në rrjetet sociale, Basha thotë se kreu i PS kërkon të largojë vëmendjen nga dështimi i menaxhimit të situatës prej pandemisë covid-19, ndërsa sipas tij vendi është zhytur edhe më shumë në krizë të thellë ekonomike.

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”, shkruan Basha.

Të fundit