Flash News

KRYESORE

PROFIL: Kobe Bryant, legjenda që "pushtoi" botën me talent!

PROFIL: Kobe Bryant, legjenda që "pushtoi" botën me talent!

26 janari i 2020 do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ditët më të zeza të sportit dhe më të kobshme për basketbollin. Legjenda Kobe Bryant u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një përplasjeje me avionin e tij. Fatkeqësisht, me të në bord ishte dhe vajza Gianna dhe miq të familjes. Përplasja fatale ndodhi në Calabasas, Kaliforni. Shumë fansa kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa operacionet për nxjerrjen e trupave po përballen me vështirësi të mëdha.  

Kobe Bryant Kobe Bryant lindi më 23 gusht të vitit 1978 në Piladelphia. Fati i tij ishte i përcaktuar, pasi që në fëmijëri u pa qartë se dashuria për basketbollin ishte e madhe, po ashtu dhe talenti i tij. Bryant ishte elegant me topin dhe arrinte të sillte magji në fushën e këtij sporti. Ndoshta nuk ishte më i forti, nuk kishte shkëputjen më të madhe, por ishte padyshim më i talentuari dhe arrinte të dërgonte lojën e basketbollit në një tjetër nivel. Ai u bë pjesë e Los Angelos Lakers menjëherë pas shkollës së mesme dhe arriti të fitonte 5 kampionate me ekipin e tij. Bryant u bë pjesë e Lakersave në vitin 1996 dhe nuk e braktisi anijen deri në vitin 2016 kur la sportin. Legjenda i përket brezit të lojtarëve romantikë që ishin të lidhur me fanellën dhe ndjenin për klubin e tyre. Image result for kobe bryant mvp Bryant ka fituar trofe të rëndësishëm duke u shpalluar dhe MVP i kampionatit. Ka fituar 2 medalje Olimpike me SHBA-në, ndërsa ka fituar dhe një kampionat botëror me SHBA. Bryant ka shënuar 33. 643 pikë në karrierën e tij me një mesatare prej 25 pikësh për ndeshje, ka 7047 rebounds dhe 6306 asist. Image result for kobe bryant lakers Epiteti që i vendosi vetes ishte "Black Mamba". Në momentet më të errëta të karrierës së tij, ai vendosi ta bënte një krahasim të tillë, pasi arriti të rikthehej në majë të basketbollit. "Black Mamba" ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë basketbollistët e rinj duke qenë një shembull i mirë për ta. Bryant hoqi dorë krejtësisht nga basketbolli në vitin 2016 kur u largua nga ky sport. Ai dëshironte të shijonte familjen e tij, gruan Vanessa dhe vajzat, Natalia, Bianka, Capri dhe të ndjerën Gianna. Kobi dhe gruaja e tij u martuan në vitin 2016, ndërsa vajza e vogël e familjes është Capri lindi 7 muaj më parë. Image result for kobe bryant daughter "Black Mamba" u detyrua të rikthehej sërish pranë basketbollit, pasi vajza e tij e ndjerë shfaqi interes të lartë dhe talent për këtë sport. Ai nisi të ndiqte Gianna në palestër dhe ta shoqëronte në ndeshje në NBA duke i shpjeguar lojën. Vogëlushja kishte talent, por fatkeqësisht bota e basketbollit nuk do ta shohë ta shfaqë. Image result for kobe bryant oscar Legjenda e Lakersave ka mbajtur numrin 8 dhe 24 në fanellë. Talenti ka luajtur gjatë gjithë karrierës me këta numra, ndërsa ka provuar dhe aktrimin, madje duke fituar "Oscar" me filmin “Dear Basketball”. Film me metrazh të shkurtër që u bazua në një poezi që ai shkruajti. Jeta pas basketbollit iu përkushtua totalisht familjes dhe bamirësive që bëri gjatë gjithë globit. "Black Mamba" do t'i mungojë basketbollit me talentin e jashtëzakonshëm dhe shoqërisë, pasi bota humbi një njeri pozitiv dhe shumë dashamirës. Image result for kobe bryant daughter  

Të fundit