Flash News

KRYESORE

Protesta në Tiranë, shkrimtari Agim Doçi: Kë do të asgjësosh ti Fatmir Xhafa? Janë malësorë fisnikë e jo terroristë

Protesta në Tiranë, shkrimtari Agim Doçi: Kë do të

Dhjetëra qytetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile janë bërë bashkë në një protestë që kundërshton arrestimin e 24 protestuesve kuksianë.

Në mesin e protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë ishte edhe shkrimtari Agim Doçi, i cili ka ofruar mbështetje të plotë për të arrestuarit.

“Pashë makinat e RENEA-s, Repartit të Neutralizimit dhe Asgjësimit. Ka do me asgjësu or ti Fatmir Xhafa? Ata nuk janë terroristë, ata janë malësorë fisnikë”, ishin fjalët e Doçi.

Më tej, Doçi nuk la pa përmendur edhe sjelljen e kryeministrit: “Rama s’ka pse na thotë malokë, të gjithë shqiptarët janë vllaznit e mi, ça asht kjo urrejtje me nda jug e veri. Politukuajt tanë po na ndajnë nga Europa”.

Ndërkohë, numri i protestuesve po rritet dhe disa prej tyre kanë hyrë brenda komisariatit për të kërkuar më shumë informacione për të arrestuarit.

Të fundit