Flash News

KRYESORE

Protesta për ngjarjen në Kavajë, Aurela Gaçe: Do jem aty edhe pse gjithë natën kam qenë në punë

Pas pak, pritet të nisë protesta e paralajmëruar e qytetarëve kundër dhunës dhe abuzimit me vajzat e mitura, duke marrë indicie nga ngjarja e Kavajës.

Pjesë e këtij marshimi që pritet të nisë nga Ministria e Arsimit pritet të jetë edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

“Sigurisht do te jem aty, megjithëse do të bie në gjumë në mëngjes ( pasi gjithë natën jam në punë). ... për shumë arsye...do te doja të ishin me ne jo vetëm vajza, por edhe djem që duan e respektojnë nënën që i solli në jetë , motrën, gruan , vajzat e tyre”, ka njoftuar këngëtarja disa orë më parë në rrjetet sociale.

Në njoftimin e eventit theksohet qartë se ky marshim është i organizuar nga disa qytetarë me ndërgjegje dhe jo nga grupime apo parti politike.

“Marshojmë Heshtur, kundër dhunës seksuale,normalizimit të dhunës, duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të Dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë. A dhe që të jemi të qartë pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim! – thuhet në thirrjen që i bëhet të gjithë qytetarëve.

 

Të fundit