Flash News

KRYESORE

"Protestat do përshkallëzohen", Kryemadhi nga Durrësi: Edi Rama nuk ka parë gjë akoma

"Protestat do përshkallëzohen", Kryemadhi nga Durrësi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur nga Durrësi, konfirmoi se opozita nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve pa opozitën me 30 Qershor. Kryemadhi krahasoi Ramën me Enver Hoxhën, për të cilin tha se edhe ai organizonte zgjedhje por shqiptarët nuk zgjidhnin.

“Zgjedhje ka bërë edhe Enver Hoxha, por shqiptarët nuk zgjidhnin. Nuk do të ketë më zgjedhje të manipuluara nga krimi. Zoti Basha është shumë i qartë, por jo vetëm ai, por të gjithë kryetarët e partive opozitare. Sot nuk jemi vetëm, edhe qytetarët janë me ne”, deklaroi Kryemadhi duke shtuar se protestat do të vijojnë dhe se Rama nuk ka parë gjë akoma.

“Protestat nuk do të ndalojnë. Këto janë protesta paralajmëruese. Nuk është kjo mosbindja civile. Kjo është për të paralajmëruar se çfarë është reagimi civil. Nuk ka parë gjë akoma. Mosbindja civile do të thotë ta bllokosh rrugën për 24 orë. Mosbindja civile është të mos lejosh më Edi Ramën të drejtojë Shqipërinë, sepse ai sot nuk është më as kryeministër i shqiptarëve, por as kryetar i Partisë Socialiste. Le të guxojë Edi Rama të bëjë zgjedhje me krimin më 30 qershor. Ai bën si i fortë kur nuk është i tillë”, përfundoi Kryemadhi.

Aksioni i opozitës u përshkallëzua sot me bllokimin e disa akseve nacionale, në shenjë protestë ndaj mazhorancës.

Të fundit