Flash News

KRYESORE

Protestë për autostradën Milot-Fier, shoqëria civile: Tenderi ka shumë pikëpyetje, do paguajmë për rrugën 20 euro vajtje-ardhje

Protestë për autostradën Milot-Fier, shoqëria civile:

Shoqëria civile ka protestuar sot për tenderin e autostradën Milot-Fier.

Aktivisti Aulon Kalaja akuzon qeverinë shqiptare se tenderi është korruptiv dhe ka shumë pikëpyetje, duke nisur me paracaktimin e firmës fituese, apo duke e cilësuar si rrugën më të shtrenjtë në Europë.

Reagimi i plotë:

Sot me date 1 gusht 2020, fiks 1 muaj pas shpalljes se tenderit per autostraden “Milot-Fier” nga qeveria shqiptare, me shifren e frikshme prej 1.2 miliarde euro, ne ishim ne Milot per te denoncuar kete afere te madhe koruptive.

Ky koncesion do te rendoje ekonomikisht mbi shqiptaret, jo pak por 35 vite me radhe. Nese e lejojme qe kjo PPP te realizohet, at’here ne do te paguajme nga 20 euro vajtje-ardhje si konsumatore te kesaj rruge.

Kjo autostrade eshte e gjate 115 kilometra, nderkohe qe 63 kilometra jane tanime ekzistente dhe firma do te ndertoje vetem 52 kilometra te reja. Kjo rruge do te kushtoje me shtrenjte se ne Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovine dhe Mal i Zi, madje me shtrenjte se ne gjithe Europen.

Ky tender ka shume pikepyetje! E verteta eshte se nuk ka konkurence dhe firma fituese eshte parackatuar kohe me pare. Fituesja e koncesionit do jete firma greke “TERNA”, qe ka punuar per kete afere ne prapaskene, ketu e nje vit te shkuar, nderkohe qe qeveria shqiptare gjoja ka hapur gare dhe per 1 muaj do shpalle fituesin, pa iu lene kohen e mjaftueshme firmave te tjera, te pakten 1-2 vite studim. Por qeveria shqiptare ka lene vetem 3 muaj kohe, sepse vjedhja qe ajo po pergatit eshte spektakolare.

Ne jemi pro ndertimit te rrugeve te reja, por ne jemi kunder vjedhjes dhe zhvatjes, qe do na behet 35 vitet e ardhshme, ne shqiptareve. Edhe nga ana strategjike nuk mundet qe aksin me te rendesishem te Shqiperise, sic eshte “Milot-Fier” t’ia japim ne kontroll nje firme greke.

Shuma qe do te derdhin shqiptaret per kete kompani, perllogaritet nga 4-6 miliarde euro. Ne jemi vendi me i varfer i Europes, por kostot e rruges i kemi me te shtrenjtat ne kontinent.

Ne kerkojme qe qeveria shqiptare te heqi dore nga ky koncesion luksoz, ne kete kohe pandemie dhe ne kohen kur shqiptaret nuk jane rimekembur nga termeti. Ne kerkojme nga firma greke “TERNA” te terhiqet nga kjo afere koruptive, me qeverine me te korruptuar te Europes. Ne e dime qe qellimi i nje kompanie eshte te fitoje para, por le t’i fitoje ato ne menyre te ndershme dhe diku tjeter.

Edhe nje here, i bejme thirrje kryeministrit Rama dhe ministres se linjes Balluku qe te terhiqen nga kjo afere, perndryshe ne do te vazhdojme me denoncime, peticione, protesta dhe takime ne selite e akredituara diplomatike ne Shqiperi.

 

Të fundit