Flash News

KRYESORE

PS çon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit, Meta takim 2 orë me ambasadorët e BE

PS çon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Mësohet nga të njëjtat burime se gjatë këtij takimi që ka zgjatur rreth dy orë, Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi është botuar ne Fletoren Zyrtare.

Kujtojmë se sot, 55 deputetë të PS kanë firmosur një mocion për shkarkimin e presidentit Meta dhe më pas e kanë depozituar në Kuvend për t’u votuar. Ky mocion kërkon të paktën 94 vota pro.

Të fundit