Flash News

KRYESORE

PS mocion për presidentin në Kuvend, Meta njofton tjetër konferencë për shtyp   

PS mocion për presidentin në Kuvend, Meta njofton tjetër

Presidenti Ilir Meta pritet të dalë sot sërish në një tjetër konferencë për shtyp.

Zyra e shtypit pranë presidencës ka njoftuar se Meta do të ketë një dalje për mediat sot në orën 16.00.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se lëvizja e Metës vjen pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi sot pesë orë debat në seancën e kësaj të enjte në Parlament lidhur me dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Meta, një ditë më parë, mbajti një tjetër konferencë të jashtëzakonshme në orën 08.00 të mëngjesit ku firmosi ‘live’ dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Të fundit