Flash News

KRYESORE

Psikologia e njohur revoltohet me ministren e Ramës: Mjaft më! E keni qelbur fare kur vjen puna te fëmijët

Psikologia e njohur Denada Toçe ka kritikuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka shkelur hapur të drejtat e fëmijëve, duke publikuar fotot e tyre në rrjetet sociale në fushatë elektorale.

Në një reagim në rrjetet sociale, psikologia i kujton ministres se duke publikuar fotot e të miturve ka shkelur jo vetëm etikën e përdorimit të fëmijëve në media, por edhe rregullat zgjedhore.

“Nuk durohet me!!!!

Mjaft perdoret fëmijët per reklamimin e "ndjeshmërisë" dhe "empatise" farse qe ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhes, kete here nga Ministresha e shendetesise, qe mbulon dhe ceshtjet sociale. Zonja na kishte dale neper njesite bashkiake. Padiskutim mund te takohet me grupet e interesit, me adulte qe zgjedhin te jene pjese e punes se tyre madje dhe te beje foto me femijet (me lejen e prindit), por ne asnje rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund te publikojë ne media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur te drejtat e fëmijëve. E dyta, jeni ne shkelje te plote te etikes per përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju eshte regjur lekura duke abuzuar mbi te drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft me!”, shkruan psikologia.

Të fundit