Flash News

KRYESORE

Punonjësi i dytë del me covid-19, mbyllet sektori i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit

Punonjësi i dytë del me covid-19, mbyllet sektori i Urbanistikës

Ndërsa vazhdojnë të jenë prezent çdo ditë raste të infektuarish me covid-19, Bashkia e Durrësit sot ka mbyllur sektorin e Urbanistikës.

Shkak është bërë konfirmimi i rastit të dytë në radhët e punonjësve me Covid-19. Pak ditë më parë një grua u konfirmua pozitive, ndërsa i gjithë personeli i këtij sektori ka hyrë në karantinë për dy javë.

"Si pasojë e situatës së krijuar nga covid 19, një pjesë e administratës së bashkisë është në karantinë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e shërbimit nga disa sektorë të bashkisë gjatë kësaj periudhe të karantinës", sqaron Bashkia Durrës.

Sot, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 69 raste të reja në 24 orët e fundit, e konkretisht në Durrës 5 raste të reja.

Lexo edhe: Rekord në rritje të rasteve me covid-19 në Shqipëri, 69 raste të reja në 24 orët e fundit

Të fundit