Flash News

KRYESORE

Qëndrimi i PD për Reformen në Drejtësi, Bardhi zë ngushtë Ngjelën: Pse gënjen hapur?

Qëndrimi i PD për Reformen në Drejtësi, Bardhi zë

Në emisionin ‘Studio e Hapur’, avokati Spartak Ngjela u përfshi në një debat me ekspertin ligjor të PD-së, Gazmend Bardhin.

Ngjela deklaroi se lideri i PD-së, Lulzim Basha, pasi mori një telefonatë nga amerikanët për të votuar Reformen në Drejtësi u përgjigj menjëhere ‘yes sir’, por ky pohim u kundërshtua nga Bardhi.

Debati i plotë:

Spartak Ngjela: Reforma në Drejtësi është e mbyllur politikisht. Hapja e negociatave dhe Reforma në Drejtësi janë kundër klasës politike. Të dy kryeministrat e fundit janë të parët që do të eliminohen.

Eni Vasili: Si do të eliminohen?

Spartak Ngjela: Nuk kontrollohet gjë nëse hapen negociatat

Eni Vasili: Fakti që kryeprokurorja Arta Marku, është emëruar nga Edi Rama dhe është votuar nga votat e mazhorancës sipas opozitës, nuk do të thotë gjë?

Spartak Ngjela: Mos u nxitoni në konkluzione. Arta Marku nuk është e askujt, është e atyre që e drejtojnë. Nuk e dimë kush do vijë nga Amerika, por duhet të dini se do vijë dikush më i rreptë se Lu-ja.

Clirim Gjata: Në tërë botë vidhen banka, këtu te ne vidhet prokuroria dhe prokurorja që i vidhet prokuroria emërohet prokurore e Krimeve të Rënda. Kjo është Reforma në Drejtës? Këto janë fakte që kanë ndodhur. Është e pamundur të ecin gjërat.

Spartak Ngjela: I ka rënë telefoni Bashës dhe tha ‘yes sir’?

Gazmend Bardhi: Kush ta tha ty?

Shpëtim Nazarko: Ne i bëjmë skandalet e më pas i harrojmë.

Të fundit