
Flash News
E rëndë! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët
Këshilli i Drejtues i RTSH-s nis nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm
Moti i keq shkakton përmbytje në ishujt grekë Paros dhe Mykonos
“Defender Europe 25”, Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë
Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Analiza: Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?
Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend. Banorë lokalë, shqiptarë dhe serbë, e duan ende praninë e tyre. Derisa i cilësojnë jetikë paqeruajtësit, qytetarë të Kosovës vlerësojnë se një mision i ngjashëm do të mund të kontribuonte për paqe në Ukrainë.
Zoran Spasiç i kalon mëngjeset me shpezët që i mban në oborrin e shtëpisë së tij, në Rubofc të Lipjanit. Për serbin 56-vjeçar, jeta në këtë fshat, 35 kilometra larg kryeqytetit kosovar, është shumë më e qetë se 26 vjet më parë, kur Kosova sapo kishte dalë nga lufta me Serbinë – një konflikt që la mbi 13.500 të vrarë. Pas përfundimit të luftës, tensionet ndëretnike midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe u përshkallëzuan. Këto tensione u fashitën pas hyrjes së trupave paqeruajtëse të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“KFOR-i menjëherë pas mbërritjes patrullonte nëpër fshat. Falë tyre, arritëm të mbetemi në shtëpitë tona”, thotë Zorani për Radion Evropa e Lirë.
Një kontingjent paqeruajtësish u vendos edhe në fshatin Rubofc, për t'u mundësuar banorëve lokalë rikthimin në jetën e tyre dhe vijimin e punëve bujqësore. Zorani thotë se ushtarët e KFOR-it i përcillnin edhe kur i blinin ushqimet për nevojat e tyre dhe derisa kryenin punët bujqësore.
“Gjatë korrjeve dhe mbjelljeve, ata vinin në fusha me makinat e tyre dhe na siguronin mbrojtje, duke na mundësuar t’i kryenim të gjitha punët tona me ndihmën e tyre”, thotë ai.
Në vitet e pasluftës, KFOR-i luajti një rol kyç në parandalimin e incidenteve ndëretnike. Kosova themeloi institucionet e saj, dhe më 2008 shpalli pavarësinë, duke e bërë Policinë e Kosovës përgjegjësen kryesore për sigurinë.
“A je lodhur? Çka je duke bërë, po përgatitesh a?” – kështu e përshëndet Zorani në gjuhen shqipe fqinjin e tij shqiptar, Nuredin Zaskokun, i cili po bënte gati traktorin për të nisur mbjelljet e pranverës.
Nuredini ishte tetë vjeç kur, në vitin 1999, në fshatin e tij hynë trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Teksa e kujton atë kohë shprehet i lumtur që NATO-ja dërgoi trupat e saj në Kosovë.
“KFOR-i që ka ardhur ka qenë shumë mirë, sepse ka qenë një siguri edhe për neve, edhe për këta [serbët e Kosovës], se ka mundur edhe pas luftës, ndoshta, të ketë për ta ndonjë kërcënim prej dikujt tjetër, ose diçka”, thotë Zaskoku. Ai shton se KFOR-i u ndihmoi me shumëçka për t’iu kthyer jetës në normalitet.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, si mision i udhëhequr nga NATO-ja, u dërguan në Kosovë më 12 qershor 1999. Kjo e bëri të mundur kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë shqiptarëve, të cilët ishin larguar me dhunë nga forcat serbe, si dhe kthimin e qindra serbëve që u larguan pas çlirimit të Kosovës. Kujtim Gjevori, teksa ec mbi urën në Han të Elezit, e kujton ende qartë ditën kur aty zbriti nga helikopteri i KFOR-it bashkë me trupat ushtarake që hynë nga Maqedonia e Veriut.
“Ka qenë një moment, një dridhje, një rrëqethje emocionale, që kurrë në jetën time nuk mund ta harroj”, thotë Gjevori.
Në atë kohë ai ishte 21 vjeç, dhe kishte shërbyer si përkthyes për forcat britanike të KFOR-it.
“I keni dy minuta që t’i dorëzoni armët. Nëse nuk i dorëzoni, ne do të detyrohemi t’i marrim me forcë”, ky ishte një urdhër i gjeneralit britanik që Gjevori duhej t’ia përkthente Policisë Serbe.
Në atë moment, ai thotë, njësia speciale Gurkat u përgatitën dhe policia vendosi t’i lëshojë të gjitha armët në tokë, dhe të çarmatosur u larguan nga Kosova për në Serbi. Agim Çeku, ish-ushtarak dhe ish-kryeministër i Kosovës, vlerëson se prania e KFOR-it mbetet ende e nevojshme për vendin. Sipas tij, pavarësisht se ka një situatë të qëndrueshme të sigurisë, KFOR-i do të jetë i pranishëm në Kosovë derisa vazhdon të ekzistojë kërcënimi nga Serbia.
“KFOR-i do të jetë këtu derisa të normalizohen marrëdhëniet, derisa të bëhet njohja e ndërsjellë, derisa të vlerësohet që nuk ka rrezik të ripërtëritjes së konfliktit”, thotë Çeku.
Çfarë forcash mund të vendosen në Ukrainë?
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan më 27 mars në Paris për të biseduar për gjetjen e një mënyrë se si ta forcojnë pozicionin e Ukrainës brenda dhe jashtë fushëbetejës. Ata premtuan ndihmë të re për Kievin dhe shqyrtuan propozimet për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë marrëveshje për paqe.
"Do të ketë një forcë sigurie që do të veprojë në Ukrainë, duke përfaqësuar disa vende", tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
"Nuk është Rusia ajo që mund të vendosë nëse një forcë sigurie mund të vendoset në Ukrainë", nguli këmbë ai.
Ai shtoi se, tani për tani, nuk ka njëzëshmëri për dërgimin e një force të udhëhequr nga Evropa dhe se jo të gjithë anëtarët janë pajtuar të marrin pjesë, megjithëse theksoi se kjo nuk është e nevojshme për të ecur përpara. Duke folur një ditë para samitit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Macron tha se kjo forcë sigurie nuk do të dërgohej në vijën e parë të luftës dhe nuk do të kishte për detyrë mbikëqyrjen apo zbatimin e ndonjë armëpushim. Sipas tij, një detyrë e tillë mund t’i caktohet paqeruajtësve të OKB-së.
Mësimet nga Kosova…
Përvoja prej një çerek shekulli e Kosovës me paqeruajtësit ndërkombëtarë, besohet se mund të ofrojë njohuri të vlefshme. Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, thotë se, së pari, çdo mision paqeruajtës në Ukrainë duhet të përfshijë të gjitha palët.
“Të gjithë akterët duhet të jenë pjesë e këtij procesi – natyrisht agresori, Rusia, vendi që u pushtua, Ukraina, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja”, thotë Vejvoda për Radion Evropa e Lirë.
“Pra, ka shumë pjesë të këtij pazlli për një mision paqeruajtës të suksesshëm”, thekson ai.
“Ajo që mund të mësohet është nevoja për të forcuar themelet e paqes dhe për të treguar vullnet politik. Por, natyrisht, në kushte të drejta – veçanërisht për Ukrainën, një shtet sovran evropian që u pushtua pa asnjë arsye nga fqinji i saj me armë bërthamore, Rusia”, nënvizon Vejvoda.
Ai po ashtu shtoi se ngjarjet e marsit të vitit 2004 në Kosovë, bënë që trupat e NATO-s ta “rimendonin strategjinë për ruajtjen e paqes dhe rendit”.
“KFOR-i mësoi një leksion të rëndësishëm dhe komandantët kuptuan që rreziqet ishin më të mëdha sesa mendonin në vitin 1999”, shton ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Kosovë, më 11 mars, tha se dërgimi eventual i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga Evropa në Ukrainë mund të ndikojë në rishikimin e pranisë së trupave edhe në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht nëse do të arrihet pajtim për të dërguar mision ushtarak paqeruajtës në Ukrainë, serbë dhe shqiptarë të Kosovës besojnë se një forcë paqeruajtëse do t’i krijonte kushtet për paqe mes ukrainasve dhe rusëve.
Zorani thotë se “pa praninë e trupave paqeruajtëse nuk do të ishte e mundur të vendosej paqja e vërtetë”, ashtu sikurse edhe fqinji i tij, Nuredini që thotë se “në çdo shtet që ka luftë nevojitet një forcë si KFOR-i” për stabilizimin e gjendjes./ REL
Të fundit





Dy skenarët e tarifave të Trump dhe frika e recesionit dhe varfërisë në SHBA
1 Prill 2025, 21:59

Jetonte me shoqet, zhduket studentja shqiptare në Romë
1 Prill 2025, 21:52
E rëndë! Fëmija vdes në maternitet dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët
1 Prill 2025, 21:35
''Varfëria, rrezik kombëtar'', Bozdo zbërthen programin e PD
1 Prill 2025, 21:24






Fushata elektorale e PD do të hapet me 11 prill në Tiranë
1 Prill 2025, 19:55
Këshilli i Drejtues i RTSH-s nis nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm
1 Prill 2025, 19:42

Moti i keq shkakton përmbytje në ishujt grekë Paros dhe Mykonos
1 Prill 2025, 19:18
Studimi zbulon lidhjen mes gjumit të vonë dhe shëndetit mendor
1 Prill 2025, 19:16
“Defender Europe 25”, Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë
1 Prill 2025, 18:55

Berisha: Ja pse nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë se në Kosovë
1 Prill 2025, 18:31
"Braktisi 720 mijë pensionistë", Berisha: Rama ka një armë të vetme, mashtrimin
1 Prill 2025, 18:14
NATO përforcon praninë në Kosovë
1 Prill 2025, 18:11


Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
1 Prill 2025, 17:34



Rrëzohet nga shtylla elektriçisti në Kuçovë, përfundon në spital
1 Prill 2025, 16:35





Mishi i pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet
1 Prill 2025, 15:36

Ikja masive, gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së
1 Prill 2025, 15:13
Plagosi me bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Sarandë
1 Prill 2025, 15:05
GJKKO shtyn vendimin për Rexhë Byberin, shkaktoi mbi 277 mln lekë dëm
1 Prill 2025, 14:57

Arrestohet truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
1 Prill 2025, 14:36
Lapaj padit në SPAK për shpifje Agron Shehajn
1 Prill 2025, 14:20




Depresioni veror/ Çfarë është dhe si të njohim simptomat
1 Prill 2025, 13:32
Hoxha: Fushata e mazhorancës do financohet nga lojërat e fatit
1 Prill 2025, 13:21
Zgjedhjet e 11 Majit, kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë
1 Prill 2025, 13:21
AKU gjen 6 subjekte në Vlorë që tregtonin mish pule me salmonele
1 Prill 2025, 13:02



"Sa herë ta dëgjoni, kujtoni 1 Prillin", Berisha tallet me Ramën
1 Prill 2025, 12:16
Shtyhet seanca për Nuredin Dumanin në GJKKO, zbulohet shkaku
1 Prill 2025, 12:08



Skandali i salmonelës, ish-ministri: Mishi vazhdon të shitet në markete
1 Prill 2025, 11:23

Kopjimi i programit, Berisha ironizon Ramën me video nga AI
1 Prill 2025, 10:50
Çfarë ndodh tani me Marine Le Penin dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë?
1 Prill 2025, 10:31

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO rrëzon ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu
1 Prill 2025, 10:11
Do shisnin në Tiranë dy pistoleta për 10 mijë euro, arrestohen dy persona
1 Prill 2025, 10:00
Rama ua kalon udhëheqësve të NATO-s, mban në dorë 1.4 milionë dollarë orë
1 Prill 2025, 09:49
Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?
1 Prill 2025, 09:41
Rama e pranon me krenari: Patronazhistët janë qeliza e PS
1 Prill 2025, 09:32

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro
1 Prill 2025, 09:09
Këmbimi valutor 1 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
1 Prill 2025, 09:03

Sot dita e gënjeshtrave, ja çfarë duhet të dini për 1 Prillin
1 Prill 2025, 08:39
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
1 Prill 2025, 08:31
Parashikimi i motit për ditën e sotme
1 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Prill 2025, 08:00
Berisha: LaCivita së shpejti në Tiranë, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë
31 Mars 2025, 22:54

Shkullaku: Premtimet e Ramës janë si nafta e Shpiragut
31 Mars 2025, 22:23




“100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit
31 Mars 2025, 20:53


Pasi Rama e mbylli, shqiptarët rritën kohën e qëndrimit në TikTok
31 Mars 2025, 20:17
Përballja e së hënës, çfarë do diskutohet në emisionet e mbrëmjes
31 Mars 2025, 20:09


Si të merrni lëndët ushqyese kur nuk konsumoni vaktet e rëndësishme
31 Mars 2025, 19:32
Berisha ngre alarmin: Tirana, një nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit
31 Mars 2025, 19:25
Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten
31 Mars 2025, 19:02

Trump: Aksionet e TikTok do të shiten te një kompani amerikane para fundjavës
31 Mars 2025, 18:39
