Flash News

Rajoni

Bllokohet pika kufitare e Merdarës, emigrantët sulmohen me shok-bombë nga serbët

Bllokohet pika kufitare e Merdarës, emigrantët sulmohen me

Një emigrant që ishte nisur nga Austria për në Kosovë iu është bllokuar rruga në Kurshumli, aty serbët vendosen barrikada.

Emigranti A.Z., ka thënë se serbët kanë gjuajtur edhe me shok-bomba, teksa shtoi se bllokimi i rrugës u bë në prezencë të policisë.

“Shumica e shqiptarëve atje kanë qenë të bllokuar. Na kanë bllokuar rrugën me traktor dhe me disa kerre. Kanë gjuajtur shok-bomba. Policia ka qenë prezente aty kur na kanë bllokuar rrugën”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Gjithashtu theksoi se ishte kthyer për në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë. Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të përdoren pikëkalime kufitare të tjera, pasi ai në Merdare tashmë është i bllokuar.

Të fundit