Flash News

Rajoni

COVID-19/ Greqia shtyn izolimin kombëtar pas datës 30 nëntor

COVID-19/ Greqia shtyn izolimin kombëtar pas datës 30 nëntor

Greqia ka vendosur të mos rihapet me datë 30 nëntor siç ishte parashikuar dy javë më parë kur u mor vendimi për masat kufizuese.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas i cili tha se të dhënat epidemiologjike tregojnë se kjo është e pamundur.

Festat e fundvitit do jenë ndryshe për qytetarët grekë pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete dhe si dhe do të ketë orar më të zgjatur të ndalimit të lëvizjes, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet.

Ndërsa sa i takon hapjes së shkollave vendimi do të merret nga komisioni i specialistëve të epidemiologjisë. Një datë e mundshme për fillimin e mësimit të shkollave fillore është 7 dhjetori.

Të fundit