Flash News

Rajoni

Gjendet pa ndjenja dhe me shenja përdhunimi vajza 3-vjeçare në Greqi

Gjendet pa ndjenja dhe me shenja përdhunimi vajza 3-vjeçare në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampin e refugjatëve Lesbos në Greqi ku një vajzë 3 vjeçare dyshohet se është përdhunuar.

Vajza është gjetur në një nga tualetet e kampit pa ndjenja dhe e gjakosur, shkruan ERT.

Bëhet me dije se vajza ishte fëmija i një çifti nga Afganistani. Policia nga provat mjeko-ligjore dyshon se e mitura është përdhunuar, por ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar plotësisht kushtet në qytetin e gjerë të Kara Tepe, ngritur me ngut në shtator pasi u dogj qendra e pritjes së migrantëve në Moria.

Të fundit