Flash News

Rajoni

Mocioni i mosbesimit/ Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë, nisma firmoset nga nëntë deputetë

Mocioni i mosbesimit/ Abazoviç ofron ristrukturimin e qeverisë,

Nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë dalë me një ofertë për ristrukturimin e qeverisë së Dritan Abazoviç.

Nisma erdhi gjatë seancës ku po diskutohet mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviç.

Propozimi përmban parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re dhe i bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj Qeverisë.

Parimet e dokumentit të nënshkruara përfshijnë: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, erdhi pasi qeveria nënshkroi marrëveshjen Themelore me Kishën Orthodokse Serbe.

Partitë opozitare e vlerësuan vendimin e qeverisë së Abazoviç si të dëmshëm për interesat kombëtar të vendit.

Të fundit