Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Presidenca e Maqedonisë së Veriut “nuk njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

“Ka ligj, por ka edhe Maliq”, kjo është shprehja që i përshtatet më së miri përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit. Ligji është, por ka dhe “Maliq”, nga i cili varet zbatimi i saj, pasi saherë që ndryshon përbërja qeveritare, ndryshon edhe zbatimi i saj. Në këtë drejtim është analizuar përdorimi i shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj.
Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla.
Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski. Megjithatë sërish nuk ka qenë në këtë nivel. Edhe pse me raste shumë të rralla, dërgohej tek-tuk ndonjë komunikatë në gjuhën shqipe.
Kur bëhet fjalë për ueb-faqen, situata nuk është më e mirë, por përsëri është funksionale edhe në shqip. Megjithatë, nuk është përditësimi i njëjtë si në maqedonisht. Për shembull, gjatë kontrollit të ueb-faqes nga redaksia jonë më 19 shtator, në versionin maqedonisht të ueb-faqes komunikata e fundit e Presidencës është e datës 18 shtator, ndërsa në versionin shqip është e datës 10 shtator, ndërkohë që mes datave 10-18 shtator ka pasur çdo ditë informacione në gjuhën maqedonase. Pra, për 8 ditë të plota, ueb-faqja nuk është përditësuar me asnjë informacion shqip. Ndërkohë, në versionin shqip, pjesa e “Kategorive” është në gjuhën maqedonase, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme (djathtas):
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në shtatë ditët e analizuara, pothuajse të gjitha komunikatat i ka dërguar në të dyja gjuhët, përveç një komunikate që është dërguar vetëm në maqedonisht.
Edhe sa i përket ueb-faqes së Kuvendit, njoftimet ditore dhe agjenda janë vazhdimisht të përditësuara me informacione të reja edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa kur bëhet fjalë për të dhëna më të veçanta, nuk gjenden në versionin në shqip. Për shembull rubrika “Të dhëna të hapura” dhe “Regjistër për organizata”, nuk ndodhet në versionin shqip të ueb-faqes.
Sidoqoftë, krahasuar me Qeverinë, e me presidencën as që bëhet fjalë, Kuvendi i RMV-së e zbaton gjuhën shqipe, veçanërisht në komunikim me mediat.
Kjo praktikë në Kuvend ka qenë edhe kur kryeparlamentar ishte Talat Xhaferi. Pra nuk ka ndryshime në këtë institucione, përkatësisht mund të konstatohet që gjuha shqipe zbatohet në tërësi.
Kur jemi te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk është se ka ndryshuar shumë praktika e komunikatave të dërguara në gjuhën shqipe nga koha e Qeverisë teknike apo nga ajo e LSDM-së. Në të tre rastet, komunikatat në gjuhën shqipe dërgohen në mënyrë të parregullt. Gjegjësisht, çdo komunikatë fillimisht dërgohet në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët njëherësh dhe dallimi midis dy komunikatave arrin deri në mbi dy orë. Kjo do të thotë, se pasi gazetarët tashmë e kryejnë punën, e përkthejnë komunikatën dhe plasojnë lajmin, arrin komunikata në gjuhën shqipe.
Më poshtë po ilustrojmë dërgimin për shtatë ditë të komunikatave nga Qeveria:
18 shtator – Qeveria ka dërguar 9 komunikata, pesë prej tyre edhe në gjuhën shqipe, të tjerat vetëm në maqedonisht. Njëra prej komunikatave e dërguar në shqip është dërguar pas dy orësh.
17 shtator – Në këtë datë janë dërguar 3 komunikata, dy vetëm në maqedonisht, ndërsa njëra në shqip dhe maqedonisht. Gjegjësisht, njëra prej komunikatave është dërguar njëherë në maqedonisht, ndërsa të dytën herë në shqip dhe maqedonisht.
16 shtator – Qeveria ka dërguar 11 komunikata. Të gjitha edhe në shqip edhe në maqedonisht, por si gjithmonë me 30 minuta e deri në një orë vonesë. Përkatësisht, 5 komunikata fillimisht janë dërguar në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët. Një komunikatë e kësaj date është e 15 shtatorit, e cila në këtë datë, u dërgua vetëm në maqedonisht.
15 shtator – Në këtë datë është dërguar një komunikatë vetëm në maqedonisht. E njëjta në të dyja gjuhët është dërguar më 16 shtator.
14 shtator – Në këtë datë është dërguar poashtu vetëm një komunikatë vetëm në maqedonisht.
13 shtator – Qeveria ka dërguar pesë komunikata, dy prej të cilave fillimisht vetëm në gjuhën maqedonase, pastaj në të dyja gjuhët, ndërsa një komunikatë është me lista të zëdhënësve që nuk nevojitet përkthim.
12 shtator – Në këtë datë janë dërguar nëntë komunikata, katër njëherë vetëm në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët. Njëra është dërguar vetëm në gjuhën maqedonase.
Sa i përket ueb-faqes së Qeverisë, gjuha shqipe është më e zbatueshme se sa e Presidencës, e cila për tetë ditë nuk e ka përditësuar ueb-faqen në shqip me informatat më të fundit. Qeveria, përditëson me një ose dy ditë vonesë versionin shqip të ueb-faqes. Kontrolluar më 20 shtator të dy versionet, vërehet se në versionin maqedonisht ka informacione të po kësaj dite, ndërsa në shqip janë të një dite më parë, 19 shtator.
Problemi me kategoritë, ashtu sikurse në ueb-faqen e Presidencës, hasen edhe në ueb-faqen e Qeverisë. Për shembull, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme, “Meta podatoci” dhe “Sliçni objavi” në të dy versionet e ueb-faqes janë në maqedonisht.
Sa për krahasim, mes tre qeverive, asaj të LSDM-së, asaj teknike dhe të VMRO-së nuk është se ka ndonjë dallim të madh, ajo që vërehet si ndryshim është se në krye me Talat Xhaferin, komunikatat shqip dërgoheshin gjithmonë paralelisht me ato në gjuhën maqedonase.
Gjithashtu, gjatë Qeverisë së Xhaferit, në shqip përktheheshin vetëm komunikatat ku si “protagonist” e kishin kryeministrin Xhaferi, ndërsa lidhur me anëtarët tjerë të Qeverisë, nuk dërgoheshin fare komunikata edhe në shqip. Në raste të rralla dërgoheshin komunikata në shqip, kur nuk kishin të bënin me Xhaferin edhe atë në lajme tepër të rëndësishme.
Në rast të mos zbatimit të këtij Ligji parashikohen gjoba materiale për institucionet dhe për individë fizikë.
Neni 22
(1) Gjobë në shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’u shqiptohet organeve të theksuara në nenin 1 paragrafi (3), nenin 2 paragrafi (3), si dhe të gjitha institucioneve tjera për mosrespektimin e dispozitave të këtij ligji.
(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së përcaktuar do t’i shqiptohet personit zyrtar dhe personit
përgjegjës në organet nga paragrafi 1 i këtij neni.
Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, neglizhente ndaj gjuhës shqipe ishte edhe gjatë pandemisë së Koronavirusit. Në shikim të parë në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë të dhënat në gjuhën shqipe në disa raste nuk figuronin aspak e në disa raste nuk ishin të kompletuara ose nuk ishin të plotësuara dhe të përditësuara./Portalb.mk
Të fundit
Braktisi PS-në, Pjerin Ndreu i jep leksione fisnikërie Neomalësores: Dorëzo mandatin
15 Qershor 2026, 16:58
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34