Flash News

Rajoni

Profesori amerikan: Zbutja e Serbisë nuk funksionon, SHBA-ja të jetë më e vendosur ndaj ambicieve të Vuçiç

Profesori amerikan: Zbutja e Serbisë nuk funksionon, SHBA-ja të

Profesori amerikan Daniel Serwer ka komentuar mbi masat e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç kundër Kosovës, sipas të cilit synojnë të minojnë pavarësinë e Kosovës. 

Megjithatë, Ambasada Amerikane në Beograd vazhdon të shprehë optimizëm se ai është ende në rrugën drejt integrimit perëndimor të Serbisë.

 

 Për këtë arsye, Serwer theksoi nevojën për një qasje më të qartë dhe koherente nga SHBA.

“Objektivat afatgjata të SHBA-së në Ballkan duhet të jenë të qarta: qeverisje demokratike dhe sovranitet pa kërcënime të forcës,” tha ai.

Sipas Serwer, politika amerikane aktuale është jo koherente dhe bie ndesh me qëllimet e saj afatgjata në rajon.

Në lidhje me zhvillimet në Kosovë, Serwer vuri në dukje se kryeministri Albin Kurti, megjithëse është në anën e Perëndimit, shpesh vepron pa konsultuar SHBA-në dhe BE-në.

“Kurti është në rreshtim me Perëndimin, por ai duhet të tregojë më shumë përkujdesje në veprimet e tij për të mos irrituar serbët e Kosovës dhe Beogradin,” tha Serwer.

 

 

Të fundit