Flash News

Rajoni

Reciprociteti i targave, Vuçiç: Kërkojmë tërheqjen e trupave, presim reagim urgjent nga BE-ja

Reciprociteti i targave, Vuçiç: Kërkojmë tërheqjen

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia kërkon tërheqjen e trupave në veri të Kosovës dhe një reagim nga ana e Bashkimit Evropian.

Vuçiç e quajti pozicionimin e trupave të Njësisë Speciale të Kosovës, një akt kriminal teka theksoi se tërheqja e trupave mund të rikthejë në situatë të qëndrueshme.

“Diskutuam për situatën në Kosovë, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve. Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga Kosova dhe Metohia, kthimi në situatën e mëparshme”, tha presidenti serb.

Nga ana tjetër, Vuçiç rikonfirmoi edhe njëherë se Serbia kërkon të vazhdojë dialogun me Kosovën, por papranuar asnjë marrëveshje nga veprimet kriminale.

“Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat në të cilat Beogradi dhe Prishtina barazohen. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç tha se bisedoi me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore të QUINT-it, të cilët i propozuan një zgjidhje për situatën aktuale, por Vuçic deklaron se e ka refuzuar.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është kompromis, por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative, ata do ta harronin, por do të prezantonin 20/30 përqind të masave. Kam marrë pëlqimin e Këshillit për refuzim. Unë e refuzova sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe ju nuk mund të flisni kështu me Serbinë”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar kërkuan një reagim urgjent edhe nga Bashkimi Evropian.

Të fundit