Flash News

Rajoni

Shqiptari rrëfen situatën në Ukrainë: Situata në terren si Kosova gjatë luftës

Shqiptari rrëfen situatën në Ukrainë: Situata në terren

Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Ukrainë, Rodion Pandar ka treguar situatën në Ukrainë dhe gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje.

Ai ka thënë për TV Dukagjinin se situata në disa rajone të Ukrainës është tepër e vështirë.

“Situata në Ukrainë është si në Kosovë kur ishte luftë. Lindja e Ukrainës është në mëshirë të fatit pasi ushtria jonë [Ukrainës] nuk kontrollon asnjë qytet. Në qytetet tjera kemi rrymë e gaz, kemi rroga kush punon.I ndihmojmë ushtrinë duke mbledhur para”, tha ai. 

Sipas tij, Rusia po përhapë dezinformata në lidhje me Ukrainën dhe popullaritetin e Zelenksit.

“Situata është shumë e vështirë pasi rusët po bëjnë edhe luftë dezinformatash për të përçarë popullin në disa grupe. Kushtetuta e thotë mirë se zgjedhje nuk mund të ketë derisa vendi është në luftë. Ata poashtu kanë një numër të madh të agjentëve në terren”, shtoi Pandar, teksa shton se ka shumë luftëtarë nga fshati ku jetojnë shqiptarët që u janë bashkuar forcave ushtarake.

 

Të fundit