Flash News

Rajoni

Tre shtete bllokuan hapësirën ajrore për Lavrov/ “Acarohet” Vuçiç, çfarë paralajmëron

Tre shtete bllokuan hapësirën ajrore për Lavrov/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është “acaruar” pas vendimit të Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut.

Këto tre shtete mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin, i cili do çonte në Beograd ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kjo çoi në anulimin e vizitës nga ana e këtij të fundit, që ishte parashikuar për sot dhe nesër. Pritet që Vuçiç të dalë me një reagim publik ndaj tre vendeve ballkanike.

“Vuçiç do të bëjë deklarata në televizionin shtetëror nesër në ora 20.30 dhe do të reagojë ndaj tre vendeve dhe vendeve perëndimore, që kanë marrë këtë vendim”, citohet të jetë thënë nga transmetuesi shtetëror serb.

 

Të fundit