Flash News

Rajoni

Vijojnë kërcënimet, Vojislav Sheshel kërkon që ushtria serbe të kthehet në Kosovë

Vijojnë kërcënimet, Vojislav Sheshel kërkon që ushtria
Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

Ky i fundit tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Të fundit