Flash News

Rajoni

Vuçiç drejt largimit: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

Vuçiç drejt largimit: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar largimin në postin e presidentit, duke deklaruar se nuk pretendon një mandat të tretë. Gjatë një konference për shtyp në Beograd me kancelarin austriak, Christian Stocker, Vuçiç theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh.

“Jam prej kohësh pjesë e skenës politike dhe nuk do të rikandidoj. Nuk kam asnjë qëllim të ndryshoj Kushtetutën për qëllime personale. Nuk jam diktator, siç më paraqesin shpesh disa media në Austri.” u shpreh ai.

Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç bëri të ditur se ato pritet të shpallen më herët sesa afati i përcaktuar me ligj, por nuk ofroi një datë konkrete. Ai sqaroi se kjo çështje i takon institucioneve përkatëse.

“Do të mbështes njerëzit që mendoj se kanë potencial për ta çuar vendin përpara dhe do të angazhohem për suksesin e tyre. Pozicioni im i ardhshëm nuk është temë diskutimi tani.” shtoi presidenti serb.

 

Të fundit