Flash News

Rajoni

Vuçiç flet pas takimit në Bruksel: Ishte një ditë e vështirë

Vuçiç flet pas takimit në Bruksel: Ishte një ditë e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar me anë të një videoje në Instagram, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot në Bruksel.

Në mesazhin e tij, Vuçiç e ka cilësuar ditën e sotme të vështirë për Serbinë, duke shtuar se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse ka përfunduar me sukses.

Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”, u shpreh Vuçiç.

Ai në fund thonë se do t’u drejtohet brenda 48 orëve të ardhshme qytetarëve të tij.

“Mezi po pres të kthehem në Serbinë tonë”, ka theksuar ai. 

 

Të fundit