Flash News

Rajoni

Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës: Ishim në prag të një fatkeqësie

Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës: Ishim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i ftuar në RTS Dnevnik, ku ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi.

Euronews Serbia raporton se presidenti tha se dy mbrëmje më parë ka shkëmbyer mesazhe me shumë liderë botërorë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, dhe se ka folur vetëm me Miroslav Lajçak të paktën 10 herë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nesër do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Unë e di që ka njerëz që janë mësuar me faktin se gjithmonë ka disa ngjarje, barrikada në Kosovë dhe Metohi, kështu që thonë ‘epo as tani nuk do të ndodhë asgjë’. Por ne ishim një hap larg fatkeqësisë. Disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe se Serbia mendon ndryshe, në fund të fundit me NATO-n mund të zbatosh gjithçka me forcë, por nuk do të marrësh dritën jeshile nga Serbia për asgjë”, tha Vuçiç.

Vuçiç i druhet faktit se mund të ketë më shumë tensione për shkak të hapave të njëanshëm, sipas tij, të Albin Kurtit dhe autoriteteve të Prishtinës.

“Me të gjitha incidentet që ndodhën në Kosovë dhe Metohi, njerëzit jetuan të qetë. Por tani çdo herë Kurti dhe qeveria e tij çojnë në disa trazira që vijnë në kufijtë e konflikteve të hapura”, shtoi presidenti serb.

Të fundit