Flash News

Rajoni

Zhduket 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Zhduket 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Autoritetet greke kanë njoftuar zhdukjen e një 25-vjeçari me origjinë shqiptare, Kristian Tozaj, nga zona e Paleo Faliros në Athinë. Gjurmët e tij janë humbur më 5 shtator 2024. Organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e tij më 16 shtator 2024, dhe në vijim publikoi të dhënat e tij me kërkesë të familjes, duke dyshuar se mund të ketë rrethana që e vënë jetën e tij në rrezik.

Kristian Tozaj është 1.80 m i gjatë, me trup të hollë, flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur në momentin kur u zhduk.

Çdokush që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në linjën telefonike që funksionon 24 orë në ditë, ose në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”. Informacioni mund të jepet edhe në Drejtoritë e Policisë ose përmes aplikacionit Missing Alert, që përmban të dhëna të përditësuara mbi rastin.

Në të njëjtën kohë, autoritetet greke po hetojnë edhe zhdukjen e një vajze 23-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila banonte në zonën Harilaou të Selanikut.

Të fundit