Flash News

KRYESORE

Rama akoma nuk e beson që KiE nuk do të marrë pjesë në vëzhgimin e 30 qershorit, vazhdon akuzat ndaj Bashës

Pas deklaratës të kryedemokratit Basha lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Evropës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ka reaguar Edi Rama.

Ndërkohë që KiE ka dalë me një njoftim zyrtar se nuk do të marrë pjesë në vëzhgimin e 30 qershorit, me argumentin se ka pasiguri të vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve, si dhe rreziqet e mundshme në disa zona të caktuara, Rama ende nuk e beson dot dhe vazhdon hedh akuza kundrejt liderit opozitar.

“Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,”-shkruan Rama në twitter.

Pak më parë Basha u shpreh se “Vendimi i KiE për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.”

 

Tërheqja e vëzhguesve të KiE/ Basha: Vendim politik, i pari që pas rënies së komunizmit. Votimet e 30 qershorit janë nul

 

Të fundit