Flash News

KRYESORE

‘Rama bën nusen në dasmë e arkivolin në mort’, analisti kritikon paraqitjen e kryeministrit pas tërmetit: Nxjerr çdo situatë në ERTV për show

‘Rama bën nusen në dasmë e arkivolin në mort’,

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” kritikoi kryeministrin Rama dhe e akuzoi po ashtu se po bën show lidhur me reagimet e tij për situatën pas tërmetit në vend. Lubonja përmendi faktin që Rama pasqyron çdo takim të mundshëm me banorët në televizionin e tij ERTV. Sipas analistit kjo është e tepërt dhe realisht s’të lë kohë të punosh.

 “Unë mbaj mend tërmetin në Akuila të Italisë. Është një person, ai i emergjencave civile, u bë personazh se ai duhet të merret realisht dhe atij i takon.

Tani Rama merr përsipër të bëjë edhe kreun e emergjencave, pale ato show-t me Erdoganin,  e komitetin e ndërtimit s’ka nevojë ta japë ETV live. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime.

Meqenëse dita ka 24 orë, unë nuk e di se kur punon seriozisht Edi Rama. Shteti ka struktura. Rama bën të gjitha, PR e gjithçka. Edi Rama i shton plus edhe narcizizmin e tij, duke bërë rolin e nuses në dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”, u shpreh Lubonja.

Të fundit