Flash News

KRYESORE

Rama e lë jashtë listës, Namik Dokle: “Në vendin tim të mos ulen hajdut pulash”

Rama e lë jashtë listës, Namik Dokle: “Në vendin tim

Vetëm një ditë më parë PS publikoi listën me emra të kandidatëve për deputet në qarqet e të gjithë vendit. Ajo që ra më tepër në sy është se një pjesë e konsiderueshme e figurave më të vjetra të kësaj force politike nuk ishin të përfshira.

I tillë ishte edhe Namik Dokle, një prej emrave i cili nuk ishte përfshirë megjithatë zgjodhi të largohej me një “lutje”. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Dokle uroi pasuesin e tij duke lutur që ai ose ajo të mos jetë “hajdut pulash”.

Statusi i plotë:

27 VJET...

Pas 27 vjetve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqoftë! (Vetëm "aman" hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetve, nga zemra më buron...

MIRËNJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mire pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idjote politike.

ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papersëritshëm në perkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.

NDJESË për gjithë ata njerëz me halle e veshtirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t'i ndihmoja, kur kishin nevojë.

PËRULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë...shumë, shumë rrallë mund t'i kem lënduar.

FALJE për ata pak individë që më kanë lenduar, edhe pse lëndimi "nuk harrohet kurrë"!

Dhe...përqafime për ju miqtë e fejsbukut!

Të fundit