Flash News

KRYESORE

“Rama fluturim sekret në New York”, deputetja e PD: Vetëm me biletën e avionit 10-fishon ndihmën ekonomike

“Rama fluturim sekret në New York”, deputetja e PD: Vetëm

Deputetja e PD, Albana Vokshi shkruan se kryeministri Edi Rama është nisur në një udhëtim sekret për në New York.

Nisur nga video e publikuar sot në profilin e kryeministrit, lidhur me një familje të varfër në Vlorë, Vokshi thekson se Rama bën propagandë me mjerimin e shqiptarëve dhe se vetëm me biletën e avionit për këtë udhëtim mund të 10-fishojë ndihmën ekonomike të familjeve në nevojë.

“Rama sot paska nxjerrë një video të një familje në nevojë në fshatin Vajzë të Vlorës...

Videon, me shumë gjasa, e ka publikuar gjatë fluturimit të tij sekret për në Neë York... askush nuk ia di arsyen e vizitës.

Vetëm me biletën personale të këtij udhëtimi, Rama mund t’ia rriste dhjetëfish ndihmën ekonomike kësaj familje...”, shkruan Vokshi.

Të fundit