Flash News

KRYESORE

Rama heq vëmendjen nga Tahiri, a e kishte planifikuar kryeministri sulmin ndaj gazetarëve?

Rama heq vëmendjen nga Tahiri, a e kishte planifikuar kryeministri sulmin

Menjherë pas përfundimit të seancës parlamenatre, ku për herë të parë një shumicë refuzon një kërkesë të prokurorisë për një deputet, Edi Rama doli para mediave për të folur në lidhje me qëndrimin që mazhoranca mbajti për këtë çështje dhe që e konkretizoi edhe me forcën e kartonave.

Por ndryshe nga ajo që prisnin të dëgjonin njerezit, qëndrimin e kryeministrit për këtë çështje, kreu i qeverisë hapi një front tjetër. Menjherë ai vendosi të niste një luftë me gazetarët që mbulojnë Kuvendin.

Rama nisi t’u jepte leksione për mënyrën sesi ata duhet të bënin pyetjet për të kaluar më pas në ofendime ndaj tyre.

A ishte kjo një strategji e tij për të hequr vëmendjen nga çështja e “jashtëzakonshme” për të cilën u mboldh Kuvendi sot?

Nëse po atëherë kryeministri ja ka dal më së mirë. Që pas atij konflikti të tij e gjithë vëmendja, në media por edhe në rrjetet sociale, është përqëndruar tek kjo çështje aq sa lajmin se mazhoranca rrëzoi kërkesën e organit të akzuës për ish-ministrin e Brendshëm doli në plan të dytë.

Të fundit