Flash News

KRYESORE

Rama intervistë për Euronews-in grek: Shqipëria, shembull respekti për pakicat

Rama intervistë për Euronews-in grek: Shqipëria, shembull

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Greqi me homologun grek Kyriakos Mitosakis,  teksa ndodhet në vendin fqinj për të marrë pjesë në forumin BE-Ligës Arabe. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth një orë. Sipas televizioneve informative Rama i ka kërkuar homologur grek që

të zgjidhet çëshja e ligjit të luftës. Po ashtu Rama ka shprehur dëshirën të vijojnë takimet me homologun grek duke e ftuar atë të zhvillojë një vizitë në Shqipëri. Rama është ndalur edhe te çështja e minoritetit grek. Nga ana e tij Mitsotakis ka thënë se do të marrë një vendim për njohjen e patentave.

Ndërsa pas takimit, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për Euronews-in grek ku ka folur edhe për çështjen e detit.

Rama theksoi se me qeverinë e mëparshme greke janë bërë përparime të rëndësishme.

"Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparime të konsiderueshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale", deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ndërsa sa i përket çështjes të minoritetit grek, Rama theksoi se Shqipëria është shembull respekti për pakicat.

“Shqipëria është një shembull i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi. Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, kur regjimi që lejonte asnjë pronë të rrëzohej dhe shumë gjëra shkuan keq”-deklaroi kryeministri.

Më poshtë intervista

https://www.youtube.com/watch?time_continue=76&v=iHu3ljAE4o8

Të fundit