Flash News

KRYESORE

Rama jep lajmin e mirë për Elonën, vajzën që po lufton me vdekjen

Është arritur marrëveshja mes ministrisë shqiptare dhe spitalit publik në Stamboll, për vajzën shqiptare, Elonën 15 vjeçare e cila është e prekur nga një sëmundje e rrallë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në facebook.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, shkruan Rama.

Të fundit